top of page
Flamur Shala Fokus Strategie GmbH Grendelstrasse 19 6004 Luzern 5. Stock Mitte

E dashur Drenusha, i dashur Muhamet

Ne kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit dhe kemi arritur diçka të mrekullueshme ne Vendlindje: Baruti - një Zvicër e vogël në Kosovë.

Ne e mbajtëm veten në këmbë në kohërat më të vështira, duke rikujtuar fillimet: Se si së bashku i sfiduam të gjitha stuhit dhe, hap pas hapi, krijuam një anije me duart tona, të cilën njerëzit nga të gjitha rajonet në dhe gjithashtu përreth Kosovës gjeten strehë.

Jo vetëm stafi ynë administrues por te gjithë bashekpunëtoret përbëhen nga njerëz me bindje të ndryshme politike dhe fetare.

Per kete sukses nuk paguanim vetëm me rininë tonë...

Lumturia e bashkepunetorve si dhe inkurajimi nga familjet e tyre, ndryshimi i shpejtë dhe i dukshëm për te mirë në këto familje, na lejuan të kapërcejmë gjdo dhimbje dhe pikëllim.

Në verën e vitit 2018, te tret ecëm nëpër rrugët e Prishtinës për herë të fundit. Nuk e di nëse e keni vërejtur, por gjith qyteti sillej në të njejten kohe me simpati, respekt dhe me nderime karshi neve.

Punonjësit madje thanë: "Më në fund po shohim përsëri Baruti-Trio!".

  • Simpatia: Sepse ne i vlerësuam punonjësit vetëm në bazë të performancës dhe besnikërisë së tyre ndaj Barutit.

  • Respekt: ​​Sepse me perhapjen e gjuhës gjermane në Kosovë dhe vendosjen e Kosoves si destinacion "premium" per outsourcing te sherbimeve ne gjuhen gjermane, ne kem krijuar mbi 10,000 vende punë ne menyre direkte dhe indirekte brenda 8 vitet e kaluara.

  • Nderime: Sepse ne e filluam këtë praktikisht me kushte te thjeshta.

Tani ne Vitin 2020: Propozimi im për vitet e ardhshme është si më poshtë:

Drenusha Shala:

Te perpjekemi te gjithe që Drenusha Shala të bëhet Presidentja më e re e Kosovës.

Eshte shumë mirë e lidhur në Kosovë, Ballkan por edhe në Zvicër. Marrëdhëniet me publikun janë specialiteti i saj dhe ajo plotëson të gjitha kriteret për të përfaqësuar Kosoven në botën e jashtme. Sa i perket reprezentativitetit te brendshem, ajo është në gjendje të arrij unitet mbipartiak.

 

Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu sigurojmë paprekshmërinë e Barutit për vitet e ardhshme. Këtë ua kemi borxh bashkepunetorve tanë.

Dhe me këtë po kthehem te Baruti.

Muhamet Veliu:

Si menaxher, e bëni një punë të mirë. Unë do të jem i gatshem edhe ne vitet e ardhshme t'ju perkrahi me orientim strategjik dhe zbatimin taktik. Kjo do të thotë që Baruti do të vazhdojë të shërbejë si një model për kompanitë ne rajon.

Me aftësitë tuaja menaxheriale dhe respektimin te rreptë të parimeve të Barutit (shiko: https://sq.baruti.ch/die-baruti-werte) ne do të kthehemi në pozicionin e merituar.

Une personalisht, pavarësisht nga vendimet e juaja, do të vazhdoj të përqendrohem në mësimin e matematikës permes internetit.

Ashtu siç shpresoja në një ngritje ekonomike përmes perhapjes së gjuhës gjermane në Kosovë prej vitit 2010, tani dua të përdor matematikën për të siguruar trendin e rritjës ekonomike edhe ne dekaden e ardhshme.

Siç e dini ju të dy, kur e marë një vendim, aj vendim bëhet realitet.

Qëllimi im personal: Kosova duhet të ngritet disa pozicione më larte në testin e ardhshëm nga #PISA: të paktën në matematikë.

Kjo është mënyra më e mirë për të tërhequr investime shtesë në Kosovë.

Merrni kohën e duher për këtë. Kerkoni keshill nga familjet e juaja, të afërmit dhe miqtë tuaj.

 

Ju uroj të dyve një të jave të mbarë. (Tekst i publikuar me 25.10.2020)

 

Me te mira

Flamur Shala

Grendelstrasse 19

6004 Lucerne

bottom of page